Ankthi nuk përjetohet vetëm nga persona të rritur. 

Shumë fëmijë dhe adoleshentë përjetojnë ankth, që mund të zgjasë në kohë. Nëse ky çrregullim nuk trajtohet menjëherë mund të çojë në:

Mungesat të përsëritura, ose braktisje të shkollës

Përkeqësim të marrëdhënieve me miqtë

Vetërespekt i ulët

Abuzim me alkoolin, apo droga

Lloje të ndryshme të çrregullimeve të ankthit dhe aspektet përkatëse simptomatike:

Ankthi i përgjithësuar: Fëmijët e prekur nga ky çrregullim janë të shqetësuar në lidhje me aktivitetet e tyre. Këta fëmijë janë zakonisht shumë të bindur, por të pasigurtë, introvert. Ata ankohen për dhimbje stomaku, apo kushte të tjera që duket se kanë një shkak fizik.

Ankthi nga ndarja: Fëmijët me këtë çrregullim shpesh kanë vështirësi të ndahen nga prindërit e tyre dhe të shkojnë në shkollë apo kampe verore. Atyre nuk ju pëlqen aspak të jenë vetëm. Ndarja mund të shoqërohet me trishtim të vazhdueshëm, apo frikën se një anëtar i familjes mund të vdesë. Në mesin e çrregullimeve të ankthit, ky është më i zakonshëm tek fëmijët.

Fobia: Fëmijët që vuajnë nga fobia janë ata që jetojnë me frikë të tepruar në lidhje me situata të caktuara, si dhe për objekte reale. Ky lloj çrregullimi mund të përqëndrohet në kafshë, stuhitë, ujë, vendet e larta, apo hapësira të kufizuara. Fëmijët që vuajnë nga fobia nuk pranojnë të kritikohen, ose të gjykohen ashpër nga të tjerët. Në këtë raste mos i detyroni me forcë!

Sulmet e panikut: Shenjat e një sulmi paniku përfshijnë rrahje të shpejta zemre, djersitje, marramendje, ose vjellje.

Çrregullimi obsesiv: Fëmijët me çrregullim obsesiv bllokohen në një model të përsëritur të mendimeve dhe sjelljeve. Sjelljet e pandreqshme përfshijnëm larjen e duarve në mënyrë të përsëritur, kontrolli i çantës disa herë…

Çrregullimi post-traumatik: Stresi post-traumatik shfaqet tek fëmijët që kanë përjetuar ngjarje, të tilla si abuzimi fizik apo seksual. Këta fëmijë e kanë vështirë të harrojnë, ose më mirë kanë tendencë që të lidhen me situatat traumatike.

Çrregullimt e ankthit janë ndër problemet më të zakonshme tek fëmijët dhe adoleshentët. Rreth 13 për qind e grupmoshës 9-17 vjeç kanë një formë çrregullimi ankthi. Vajzat janë më të prirur për t’u prekur nga çrregullime të ankthit, sesa djemtë.

MUND TË JU PËLQEJNË