Unikkatili po vjen sërish në Kosovë. Kësaj radhe ai do të performojë atje ku ishte kërkesa e shumë fansave, në Mitrovicë.

Mes reperit të njohur dhe organizatorit Kaffaz Project tashmë është arritur edhe marrëveshja për performacën e tij, shkruan Reporteri.net.

Ai do të performojë më datën 27 korrik në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Në marrëveshjen e siguruar nga Reporteri, potencohet se performanca e tij do të jetë e ndarë në dy pjesë, të cilat do të zgjasin nga 30 minuta.

Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Unikkatil do të performojë në Kosovë, pasi në korrik të vitit 2012 kishte performuar në stadiumin e Prishtinës.

Unikkatil kishte arritur të thyente çdo rekord të mundshëm duke shitur 25 mijë bileta për koncertin e atij viti, anipse çmimet e biletave silleshin prej 15, 20, 30 deri në 116 euro./Reporteri.net/.

MUND TË JU PËLQEJNË