Donart Ahmeti, 4 vjeçar nga Shupkovci i Mitrovicës është diagnostikuar me sëmundjen e Polyendocrinopathy. Shërimi i tij kushton 95 mijë euro, e kjo për familjen është e papërballueshme.

Ministria e Shëndetësisë kishte ndarë më parë 30 mijë euro mirëpo të gjitha kanë shkuar për trajtimin e tij.

Familja Ahmeti kërkon ndihmë nga njerëzit e vullnetit të mirë për shërimin e djalit të tyre.

Ndihmën financiare mund ta dhuroni duke u lajmëruar tek numri i familjes së Donartit që është : +38349664758.

Gjithashtu mund të ndihmoni duke dhuruar para në llogarinë bankare:

Fidan Ahmeti

Banka Ekonomike

Acc. no: 1405000055834634

Thirrje për ta ndihmuar Donartin e vogël ka bërë edhe Iniciativa Zgjatma Dorën.

Ata përmes postimin në Facebook kanë treguar se gjenden në sheshin e qytetit të Mitrovicës, dhe kushdo që dëshiron të dhurojë para mund të dhurojë edhe aty.

MUND TË JU PËLQEJNË