Modelja me origjinë shqiptare, Lorena Haliti, prej kohësh tashmë po korr një sukses të madh në SHBA.

Ajo është kthyer në një nga modelet më të kërkuara atje dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e saj.

E ftuar së fundmi në programin ‘E diell’ modelja rrëfeu se ka shumë dëshirë që burri i saj të jetë shqiptar madje shtoi se ka mësuar t bëjë dhe pite.

Po traditat shqiptare i kam mësuar. Për shembull çajin di ta bëj, tani kam mësuar të bëj edhe piten, edhe enët di me i la. S’ka lidhje nëse je modele a jo, rëndësi ka si të ka rritur familja, kulturën edhe traditën e shqiptarëve nuk e harroj dhe nuk e lëshoj”, është shprehur Lorena.

Pas kësaj deklarate në profilin e Lorenës në Instagram është bërë nami.

Bukuroshja shqiptare ka publikuar së fundmi një mesazh dhe disa komente që i kanë ardhur nga djemtë shqiptar.

“Përshëndetje pash që po kërkoni burrë shqiptar, plus je mësuar të besh pite, atëherë pse mos të flasim unë dhe ti. Do ishim çifti perfekt. Ps: Pite më hahen shumë , kurse për bukurin dhe mençurin tënde s’ka koment”, i ka shkruar fansi ndërkohë që Lorena ja ka kthyer me disa emoji të qeshurash dhe duke thënë Boll më duke nënkuptuar që ky nuk ishte mesazhi i vetëm.

MUND TË JU PËLQEJNË