Elita Rudi cilësohet si një ndër femrat më të bukura në show bizin kosovar.

Profesioni i saj si moderatore e bëri atë të njohur dhe të dashur më publikun, shkruan “Kosovarja”.

E më pas edhe martesa e saj me reperin Gjiko bëri që të dy së bashku të mbesin fokus i mediave rozë.

Nga martesa e tyre kanë një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin “Zëri”.

Elita njihet edhe si një nuse tipike shqiptare duke shfaqur haptazi respektin për familjarët e Gjikos. Po ashtu njihet për raporte të mira edhe me vjehrren e saj Lirijen.

E sot pikërisht për Bajram ashtu siç e do zakoni Elita po e feston këtë festë tek vjehrra e saj./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË