Që nga shtatori i vitit të kaluar kur Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, vëmendja e mediave rozë nuk u nda prej tyre.

Çifti I njohur jo rrallë herë bëjnë dedikime për njëri-tjetrin dhe shprehin dashurin edhe në publik.

Këtë herë ishte modelja e njohur e cila ka publikuar për ndjekësit në Instagram një fotografi përkrahë Justin ku edhe ka bërë një dedikimi.

“E hëna erdhi kaq shpejt nuk pati asnjë shans për të shprehur sa e mrekullueshme ishte fundjava e kaluar. Unë e di që kjo konferencë erdhi në kohën e duhur që e kisha nevojë, besoj se Perëndia është I mrekullueshëm dhe besnik që ai na sjell fjalët e duhura gjatë kohës që na nevojitet më së shumti. Kjo fundjavë ishte një për të kujtuar dhe një që vënë zjarr të ri në të dy shpirtrat tanë!!”, ka shkuar 22 vjeçarja.

Ndryshe, Justin është rikthyer edhe me projekte muzikore.

MUND TË JU PËLQEJNË