Është shtuar edhe një anëtar i ri i familjes Clinton. Kjo ka bërë që familja e njohur të ndjehet mjaft e lumtur.

Vajza e ish-presidentit Bill Clinton dhe ish-sekretari i shtetit Hilari Klinton, Chelsea Clinton është bërë nënë për të tretën gjatë ditës së sotme.

Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin, Jasper.

Lajmin e ka dhënë vetë Chelsea përmes një statusi në ‘Twitter’.
Kujtojmë që ajo është e martuar prej vitesh me Marc Mezvinsky dhe kanë tre fëmijë.

MUND TË JU PËLQEJNË