Bill Clinton dhe Madeleine Albright vizituan Kosovën në 20 vjetorin e çlirimit.

Madje, ditën e djeshme u përurua dhe busti i Madeleine Albright, ku qytetarë të shumtë ishin mbledhur për të falenderuar të dy krerët e lartë, për kontributin e dhënë në Kosovë për vite me radhë.

Por, përveç krerëve të shtetit tonë, edhe djali i presidentit, Hashim Thaçi, Endriti takoi Bill Clinton, ku ky i fundit i dha disa këshilla atij.

Është Endriti ai që ka publikuar dy fotografi bashkë me Clinton dhe babain e tij.

“Unë kam lind në vitin e luftës por jam rritë duke dëgjuar rrëfime për njeriun e paqes – Presidentin Bill Clinton.

Tani si student pata nderin e madh ta takoj por edhe të dëgjoj ca këshilla nga ky njeri i historisë së luftës dhe paqes të vendit tim”, ka shkruar Endriti./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË