Urimi i Princ Harryt dhe Meghan nuk u mirëprit mirë nga fansat e tyre për princin e vogël George.

Ditën e djeshme vogëlushi i familjes mbretërore Princ George ka festuar ditëlindjen dhe në rrjetet sociale të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar nëpërmjet fotove të ndryshme.

Ashtu si dhe pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore edhe Princ Harry dhe Meghan zgjodhën ta uronin në Instagram, megjithatë urimi i tyre ka nxehur gjithë fansat.

“Gëzuar ditëlindjen. Të urojmë një ditë speciale të mbushur me dashuri”, shkruante çifti i njohur në Instagram, një urim ky që u pasua me një sërë komentesh negative.

Të shumtë ishin ata që e pyetën Harryn dhe Meghan se kujt po i drejtoheshin me këtë urim dhe se përse nuk e kanë shkruar siç duhet emrin dhe titullin e vogëlushit.

Shumë fansa kanë rënë dakord që pavarësisht se Harry është xhaxhai i tij duhet që ai dhe Meghan t’i drejtohen George me titulli Princ pasi kështu janë rregullat.

 

MUND TË JU PËLQEJNË