Miranda Hashani është këngëtarja shqiptare nga Maqedonia që për shumë vite me radhë i ka kontribuar me këngë të mirëfillta e të pëlqyera, muzikës shqiptare.

Ajo ka qenë aktive në skenë deri para disa vitesh kur ajo vendosi t’i përkushtohet familjes së saj, shkruan OraInfo.

Miranda është e martuar dhe ka dy djem. Ajo së bashku me burrin dhe fëmijët kanë jetuar për disa vite në Gjermani, kurse tani janë kthyer për të jetuar në Prishtinë, e Miranda vazhdon të jetë më pak aktive në skenë.

Ajo nuk është aktive as në rrjete sociale, por fotografitë që i kanë postuar të tjerët për të mund ta shohim se fëmijët e saj janë rritur shumë dhe Miranda është e përkushtuar në rrijen e tyre.

MUND TË JU PËLQEJNË