Dikur ishte ndër këngëtaret më të dëgjuara dhe akoma mbetet nga më të dalluarat për vokalin e saj.

Miranda Hashani ka një karrierë të gjatë në skenën muzikore dhe është e njohur në të gjitha trojet shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Me muzikë ka filluar të merret qysh nga mosha pesë vjeçare, derisa është e njohur për dekada me projekte të ndryshme muzikore.

Miranda e cila jeton në Gjermani shpesh ndanë me ndjekësit imazhe nga aktivitetet familjare.

Së fundmi në Instagram ajo ka publikuar një fotografi e realizur vite më parë, në kohën kur ishte më e re.

Me një stil dhe pamje krejt ndryshe vërehet edhe ndryshimi i saj ndër vite.

Ndryshe, këngëtarja është e martuar prej vitesh me ndihmës trajnerin e futbollit në ekipin e Prishtinës Mentor Miftarin, ata janë prindër të dy djemve Donit dhe Detit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË