Miranda Hashani është nga këngëtaret më të dalluarat për vokalin e saj.

Ajo ka një karrierë të gjatë në skenën muzikore dhe është e njohur në të gjitha trojet shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Me muzikë ka filluar të merret qysh nga mosha pesë vjeçare, derisa është e njohur për dekada me projekte të ndryshme muzikore.

Miranda edhe këtë vit është e pranishme në programet e vitit të ri me këngë e potpuri të ndryshme.

Nga xhirimet për festa ajo kohë pas kohe ka ndarë për publikun sekuenca të ndryshme duke kënduar krah emrave të njohur të estradës.

Së fundi ka publikuar një fotografi me këngëtaren e mirënjohur Shkurte Fejzën. E Miranda thotë se Shkurta është mikja e saj më e mirë.

“Me mikën time të  zemrës”, ka shkruar këngëtarja krahas imazhit me Shkurten./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË