Këngëtaja shqiptare nga Maqedoni, Miranda Hashani është e njohur për publikun shqiptar kudo në botë.

Ajo ka një karrierë të gjatë në skenën muzikore, ku dallohet sidomos për vokalin e saj, shkruan “Kosovarja”.

Me muzikë ka filluar të merret qysh nga mosha pesë vjeçare, derisa është e njohur për dekada me projekte të ndryshme muzikore.

Këngëtarja është e martuar prej vitesh me ndihmës trajnerin e futbollit në ekipin e Prishtinës Mentor Miftarin, ata janë prindër të dy djemve Donit dhe Detit.

Përveç karrierës së sukseshme ata janë edhe prindër të përkushtuar. Miranda e cila jeton në Gjermani shpesh ndanë me ndjekësit imazhe nga aktivitetet familjare.

Së fundmi në instagram ajo ka publikuar njëfotografi, ku shfaqet afër me djemve të saj, të cilët duket se janë rritur goxha. Një imazh i bukur familjarë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË