Miranda Hashani është këngëtarja nga Maqedonia me një karrierë të gjatë muzikore.

Ajo ka sjellur për publikun shqiptarë projekte të shumta dhe dallohet sidomos për vokalin e saj, shkruan “Kosovarja”.

Me muzikë ka filluar të merret qysh nga mosha pesë vjeçare dhe po vazhdon të jetë aktive akoma.

Krahas karrierës këngëtarja është e martuar prej vitesh me ndihmës trajnerin e futbollit në ekipin e Prishtinës Mentor Miftarin.

Çifti janë janë prindër të përkushtuar të dy djemve Donit dhe Detit.

Miranda dallohet poashtu për elegancën dhe pozitivitetin e saj që reflekton çdoherë.

Së fundi vjen me një imazh të bukur, e veshur në të zeza ajo duket një zonjë e rëndë.

E buzëqeshja që përçon e bën kaq optimiste e të re, sikur vitet nuk ecin për të./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË