Aktorja e njohur kosovare Teuta Krasniqi, është njëra ndër artistet më të talentuara e cila e ka dëshmuar vetën si në teatër ashtu edhe në serial dhe film.

Teuta njihet si një grua punëtore energjike dhe shumë e zonja, shkruan “Kosovarja”.

Në të gjitha rolet e saj pati pëlqyeshmërinë dhe perkrahjen e publikut, por simpatinë e fitoi më tepër me rolin e ‘Sarandës’ në serialin vendor “Kafeneja jonë”.

Ajo nuk është ndalur asnjëherë, duke punuar fort ka sjellur vazhdimisht projekte të reja që janë mirëpritur nga njerëzit.

Kurse sa i përket paraqitjeve, Teuta gjithmonë është dalluar për elegancën dhe sharmin e saj.

Së fundi ajo ka bërë një ndryshim tek vetja, i cili sado i vogël bie në sy. Ajo tashmë po mbanë syze të cilat po i rrijnë bukur.

Ndryshe Teuta gëzon një jetë të lumtur familjare dhe është nënë e dy vajzave, Tarës dhe Kaia-s./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË