Dashi: Pushimet kanë mbaruar dhe tani duhet t’i ktheheni punës. Nuk do të jeni në humor të mirë dhe do të hasni vështirësi, të paktën gjatë ditëve të para. Por, përpos vështirësive me të cilat do të përballeni, do të jeni të vendosur të kapërceni çdo pengesë. Dashuria do të luajë rol thelbësor në jetën tuaj dhe Venusin do ta keni mbështetje. Falë favorizimit të Uranit do të keni edhe urtësinë që të bëni zgjedhjet e duhura.

Demi: Do t’i përkushtoheni punës me vendosmëri. Nuk do t’ju premtojë koha që t’i përkushtoheni aq sa duhet miqve dhe kjo mund të shkaktojë mëri mes jush. Por kjo nuk e ndryshon faktin që do të jeni mes shenjave të favorizuara të zodiakut. Nuk do t’ju mungojë fantazia dhe do të arrini të gjeni harmoninë në marrëdhënien me partnerin. Mos u tregoni të nxituar në zgjedhjet që do të bëni, sidomos ato që kanë lidhje me profesionin.

Binjakët: Gjatë kësaj jave do të jeni shumë të angazhuar. Do t’ju duhet të përfundoni projektet e punës, në mënyrë që të përfitoni diçka. Edhe pse do të jetë një javë e vështirë, së shpejti problemet do të marrin rrugën e zgjidhjes. Për ata që kanë përjetuar krizë në çift, ky mund të jetë momenti i përshtatshëm për të gjetur qetësinë. Në aspektin profesional kjo do të jetë një fazë e rëndësishme për ju.

Gaforrja: Java do të jetë e mbarë në aspektin profesional. Nëse jeni në kërkim të angazhimeve të reja, ato nuk do të vonojnë të vijnë. Për ata që prej disa kohësh janë të zënë me çuarjen përpara të projekteve të punës, nuk do të jetë e largët dita që do të vjelin frytet e saj. Tani është periudha që t’i lini mënjanë punët dhe t’i kushtoni pak kohë vetes, duke përfituar kësisoj nga stina e nxehtë e verës.

Luani: Do të keni shumë punë për të bërë gjatë javës, sa mund t’ju shkaktojë stres. Në rast se nuk do t’ia dilni dot mbanë, duhet të kërkoni ndihmë. Kjo do të jetë një periudhë vendimtare për ju. Do t’ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme që do të ndikojnë në të ardhmen tuaj. Ata që kanë ditur të veprojnë me mençuri, do të marrin rezultate të mira. Dikush ndoshta do t’i japë fund një lidhjeje të gjatë.

Virgjëresha: Duket se të lindurit e kësaj shenje do të vazhdojnë të shijojnë pushimet edhe për disa kohë. Do të keni rastin të argëtoheni së bashku me të dashurit tuaj dhe të mos mendoni për asgjë. Për ata që kanë lënë ndonjë çështje pezull, kjo është periudha më e përshtatshme për t’i dhënë zgjidhje. Për beqarët parashikohet që të bëjnë njohje të reja. Gjatë ditëve në vazhdim pritet që të keni risi.

Peshorja: Gjatë këtyre ditëve do të jeni disi të acaruar në vendin tuaj të punës dhe mund të fillojë zënka. Përpiquni të ruani qetësinë. Jupiteri i kthyer nga shenja juaj do t’ju ndihmojë të çoni përpara projektet e rëndësishme. Mundi juaj do të shpërblehet duke arritur rezultate të mira, sidomos në aspektin ekonomik. Situata në fundjavë parashikohet të jetë pozitive, sidomos për sa i përket marrëdhënies në çift.

Akrepi: Këtë javë do të jeni të angazhuar në aspektin profesional. Do t’ju jepet mundësia që të bëni punë shtesë, duke jua bërë të mundur që të hiqni para mënjanë. Do të keni shumë ide gjatë kësaj jave, por për fat të keq jo të gjithë projektet do të mund të realizohen. Duhet të vendosni rregull në jetën tuaj, në mënyrë që ta keni më të qartë se cilave gjëra duhet t’u jepni përparësi.

Shigjetari: Gjatë këtyre ditëve nuk duhet të mendoni për punën, përkundrazi, mendoni se ku do të shkoni me pushime. Nuk ka rëndësi me kë zgjidhni t’i bëni pushimet, e rëndësishme është që të argëtoheni. Marsi dhe Saturni do të ndikojnë që të përjetoni ditë të qeta në aspektin profesional. Kurse në aspektin sentimental situata nuk parashikohet fort e mirë dhe mund t’i jepni fund një lidhjeje. Do të keni gjithsesi kurajën për të përballuar çdo problem.

Bricjapi: Do të riktheheni në punë më aktivë se kurrë pas një periudhe të gjatë pushimesh, duke u dhënë zgjidhje shumë problemeve brenda një kohe të shkurtër, madje do të ndihmoni edhe ata që kanë mbetur prapa. Të gjitha çiftet që kanë përjetuar një moment vështirësie, tani mund të marrin frymë të lehtësuar. Kjo do të jetë një periudhë shumë e qetë për ju dhe do të mund ta shkëputni vëmendjen nga çdolloj problemi.

Ujori: Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa çështjeve që i keni lënë pezull përpara se të niseshit me pushime. Përpiquni të qetësoheni dhe ta shijoni këtë periudhë pushimesh. Ky do të jetë një muaj i trazuar për ju, por mos u demoralizoni, sepse janë vetëm probleme kalimtare. Shumë shpejt do të gjejnë qetësinë edhe ata që kanë pasur probleme në çift. Në aspektin profesional pritet që të ketë zhvillime të rëndësishme.

Peshqit: Vetëvlerësimi juaj do të jetë i ulët gjatë këtyre ditëve, aq sa edhe ata që janë me pushime nuk do të arrijnë të çlodhen. Kurse ata që janë kthyer në punë nuk do të arrijnë të japin më të mirën e mundshme. Projektet që keni nisur nuk po japin rezultatet që ju shpresonit. Keni nevojë për një periudhë pushimi larg stresit dhe problemeve të përditshme. Në dashuri do të keni fat, pasi partnerin do ta keni në krah.

MUND TË JU PËLQEJNË