Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë saj.

Ka aktruar në disa filma, ka luajtur në shumë shfaqje teatrale, si dhe ka marrë pjesë në seri televizive, shkruan “Kosovarja”.

Është aktore shumë e dashur dhe mjaft e kërkuar. Ajo është edhë nënë mjaftë e përkushtuar.

Megjithatë, thotë se nuk mund ta mbivlerësoj vetën, por as ta nënvlerësoj mbi angazhimin si nënë e dy vajzave.

“Nuk mund ta mbivlerësoj veten, por në asnjë mënyrë as ta nënvlerësoj rolin tim si nënë, sepse jam shumë e përkushtuar në këtë aspekt, madje shpesh marr shumë kritika nga të afërmit që e teproj me kujdes, nga edukimi, mënyra e të ushqyerit e deri te pastërtia jam shumë e përkushtuar. Tara më thotë çdo ditë që jam mami më e mira në botë dhe për mua kjo është nota më e madhe që mund të marr ndonjëherë duke përfshirë gjitha aspektet jetësore”, ka thënë aktorja.

Teuta, pa dyshim që është një personazhet publik më të dashur e më të pëlqyer në vend, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË