Noizy është njëri ndër reperët më të suksesshëm të estradës sonë.

Ai është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat priten shumë mirë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Madje, fama e tij ka kaluar edhe kufijtë, e këtë gjë e tregon më së miri një video e publikuar nga aktorja e njohur turke.

Bëhet fjalë për Meryem Uzerli, të cilën e njohim si Sulltanesha Hyrem tek seriali “Sulltani i Madhërishëm”.

Ajo ka realizuar një video nga vetura, në të cilën shfaqet bashkë me vajzën e saj duke u argëtuar nën ritmet e këngës “Toto”, nga Noizy dhe Raf Camora.

MUND TË JU PËLQEJNË