Vajza e Remzies këtë vit është absolvente.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja e cila ka publikuar një foto të vajzës, shkruan “Kosovarja”.

“Absolventja ime”, ka shkruar këngëtarja mbi fotografinë e bukur të Riolës.

Kjo arritje e Riolës e bëri krenarë gjithë familjen, duke ia publikuar fotot e saj.

Hamza ka publikuar imazhin e motrës, krahas së cilit ka bërë të ditur se Riola po kryen drejtimin e arkitekturës.

Po ashtu, as Gëzimës nuk i mungoi kjo foto në Instagramin e saj, teksa e ka shpërndarë foton e kunatës.

Remzie Osmani është  e martuar prej vitesh dhe ka dy fëmijë, Hamzën dhe Riolën. /Kosovarja/

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË