Dikush një e dikush shumë trëndafilë mori dje për ditën e të dashuruarve.

E kuqja simbolizoi 14 shkurtin, e trëndafili dashurinë, shkruan “Kosovarja”.

Kjo lloj festë që festohet qysh shekuj më parë, u bë ndërkombëtare, andaj kuptimi i saj ka marrë më shumë vlerë.

Të gjitha shtresat e shoqërisë festuan edhe në Kosovë, dikush në mënyrë luksoze e dikush shumë modeste, por të gjithë për një qëllim.

Shën Valentinin e festuan edhe vajza e Remzie Osmanit Riola me të dashurin e saj Besin.

Ajo mori një trëndafil të kuq nga i dashuri, të cilin e publikoi në Instagram. Ata njihen për raporin e mrekullueshëm që kanë dhe dashurinë e pastër ndaj njëri-tjetrit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË