Edhe Riola vajza e Remzies është një emër mjaft i mediatizuar.

Reputacioni i nënës së saj në tregun muzikor ka bërë që edhe fëmijët e saj të jenë më të afirmuar, e të gëzojnë respekt nga publiku, shkruan “Kosovarja”.

As Riola e as Hami nuk zgjodhën rrugën e muzikës, Riola ka kryer studimet për arkitekturë kurse Hami ka hobi fotografinë.

Ndryshe, për Riolen dihet se është në lidhje serioze dashurie. Ajo po ashtu sjellë shpesh edhe imazhe nga përditshmëria, nga shëtitjet etj.

Së fundmi, duke pozuar pranë një këndi të lodrave, në një mbrëmje të ftohtë dimri pamja e saj ka bërë që të ndriçojë më shumë ambienti./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË