I dënuari me 12 vjet burgim për rastin “Syri i Popullit”, Avni Llumnica, ka reaguar ashpër në seancën gjyqësore ku u shpall akgjykimi kundër tij dhe të akuzuarve të tjerë lidhur me rastin.

Llumnica e ka kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. I ka quajtur “tradhtarë” dhe “shkije” gjyqtarët që shpallën atë fajtor.

“Tradhti, tradhti… Bijtë e shkijeve jeni. Shkije jeni ju. Nuk keni dashtë me zbulu të vërtetën. Bijtë e shkijeve janë këta”, ka thënë me zë të lartë Llumnica.

Avni Llumnica për veprën penale të hakmarrjes është dënuar me 3 vjet burg, për dhunim 1 vit, kurse për shkak të veprave terroriste 10 vjet burg, kurse më pas ndaj tij është shpallur dënim unik prej 12 vjetësh burgim.

Atij do t’i llogaritet edhe koha në paraburgim dhe i konfiskohet vetura “BMW”, me targa te huaja.

Për vepra penale terroriste, Sadri Ramabaja është dënuar me 5 vjet burg, kurse për të njëjtën vepër penale, i akuzuari Ragip Sallova është dënuar me 4 vjet burg, ndërsa Rexhep Topllana është dënuar me 2 vjet.

 

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË