Edi Furra është këngëtari i madh nga Gjakova, i cili është i njohur në të gjitha trevat shqiptare në sajë të zërit të tij të mrekullueshëm, sapo ka fituar një mirënohje të çmuar.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, ka nderuar gjakovarët e sukseshëm, me çmimin “Nderi i Gjakovës”, e në këtë mes, padyshim që hyn edhe këngëtari i mirënjohur.

Një mori figurash gjakovare, kanë qenë të pranishëm në organizimin më të veçantë që u mbajt nën patronatin e kryetarit te komunës.

Këngëtari i vlerës, Edi Furra, është parë i lumtur përkrah bashkëqytetarë të therë të nderuar.

I vonuar, por i merituar nderi i bërë drejt këngëtarit të afirmuar, që bota e gjërë shqiptare prej vitesh ia ka dhënë 10-shen.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË