Në prag të festave të fundvitit, po hasim në më shumë nisma humanitare, që janë shembull i mirë i solidaritetit e që po kontribuojnë në risjelljen e buzëqeshjes së atyre që jeta nuk është treguar shumë e drejtë me ta, shkrua “Kosovarja”.

Mbrëmë në qytetin e Gjakovës është mbajtur një koncert humanitari i organizuar nga OJQ INNO në krye me Jon Bytyqin, me qëllim mbledhjen e fondeve për të ndihmuar një familje në nevojë, e që prej vitesh jetojnë në një barakë.

Para publikut kanë kënduar emra të afirmuar të muzikës, si Shkelzen Jetishi-Xeni, Edi Furra, MC Kresha, etj. Reperi i njohur nga Mitrovica kishte ardh në Gjakovë me ftesën e këngëtarit të mirënjohur Edi Furra dhe publiku e priti ngrohtësisht.

Koncerti humanitar është mbajtur në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” dhe nga shitja e biletave, por edhe donacionet e sponsorëve mësohet të jenë mbledhur fonde që do të shërbejnë për ta ndihmuar këtë familje.

Siç kuptojmë, nisma të tilla do të ketë edhe më tutje./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË