Martesa e reperit McKresha me partneren e tij Erzina Sehu ishte padyshim një prej surprizave të fundvitit.

Dyshja lidhi kurorë në 15 dhjetor dhe po atë ditë, u zbulua se Erzina ishte në pritje të ëmbël të fëmijës së tyre të parë që është vajzë.

Lidhur me këto zhvillime të reja në jetën e tij, Kresha ka folur për herë të parë mbrëmjen e djeshme në emisionin “N’darkë” ku për çudi, lumturinë e të bërit baba e lidhi me çështjet kombëtare.

“Krijimi i familjes është një cikël që secili prej nesh e pret. Fatkeqsisht unë e kam shtyrë goxha, e mira është sa më herët, për të dhënë shembull. Duhet të marrim parasysh që në shtetet fqinje që ne i kemi armiq të përbetuar, kryeministrat bëjnë thirrje që njerëzit të bëjnë fëmijë sa më shumë. Sepse ne që i kemi shtyrë martesat kemi ndikuar negativisht në natalitetin e kombëtar. Besoj secili prej nesh e ka obligim natyror të martohet e të shtohet.”-është shprehur artisti i njohur.

MUND TË JU PËLQEJNË