Mbrëmë reperi i njohur Mc Kresha ka kurorëzuar dashurinë e tij me Erxina Shehun, të cilët organizuan një event të vogël në prani të familjarëve dhe miqve, shkruan “Kosovarja”.

Aty mbizotëroi një atmosferë që do të mbahet mend gjatë, po ashtu nuk mungoi as vallëzimi në mënyra të ndryshme nga çifti i ri, shkruan “Kosovarja”.

https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/1004516916552872/

Pjesa që veçohet nga kjo natë e rëndësishme është surpriza që pranoi reperi nga shokët e tij të ngushtë.

Pas ahengut që u mbajt në hotel ‘Garden’, ata vendosën që të vazhdojnë natën në studion e tyre Pink në prani të këngëtarit të njohur Edi Furrës, idollit të Kreshës.

Edi Furra në mesin e atmosferës ia la një fjalë të rëndësishme reperit i cili nuk do ta harrojë kurrë.

‘A mendove që do të martohesh pa qenë Edi Furra aty’, ishin fjalët e këngëtarit që pa dyshim e rrënqethën dhe e emocionuan shumë Kreshën.

https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/696244784116901/

Se sa bukur kanë vallëzuar dhe janë kënaqur çifti në prani të Edit e dëshmojnë këto video që ka siguruar Revista “Kosovarja”.

https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/1468717456610606/

MUND TË JU PËLQEJNË