I mirënjohuri i muzikës popullore, Edi Furra, është në listën A të emrave më të pëlqyer dhe të angazhuar në dasma, ahengje e mbrëmje muzikore, ku me zërin dhe energjinë e tij, e bënë çdo mbrëmje të pa harruar, shkruan “Kosovarja”.

Edi, këto kohë është duke u marrë me një projekt mbreslënës për Vitin e Ri. Si gjithmonë, edhe këtë vit, netët e Vitit të Ri do të kenë më shumë gjallëri me Edin dhe grupin e tij.

Ndërkohë, këngëtari gjakovar është prezent edhe në rrjete sociale. Në postimin e fundit, ai u kërkon falje të gjithë atyre që duan ta kenë shokë në Facebook, e që nuk munden, pasi tashmë Edi ka 5.000 shokë në këtë rrjet social, shkruan “Kosovarja”.

Të gjithë ata që duan ta ndjekin Edin, mund ta ndjekin atë në Fan Page.

MUND TË JU PËLQEJNË