Jo pse u rrahën në Mitrovicë, por pse kërkojnë votë nga kushdo qoftë në Kuvend për ta rrëzuar Ramush Haradinajn nga qeveria! Madje, duke mos përjashtuar votat serbe që të rrëzohet qeveria, shkruan “Kosovarja”.

Pse tash kjo kërkesë nga LDK-ja? LDK veç po e sheh se kryeministri aktual i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, po forcohet përditë e më shumë dhe po bëhet faktor stabiliteti për Kosovën dhe rajonin.

Ramush Haradinaj e ka bllokuar ndarjen e Kosovës në një fushatë presioni të skenës politike vendore dhe ndërkombëtare, përmes mbajtjes së taksës në fuqi!

LDK-ja, e cila ka kërkuar qe sa herë rrëzimin e qeverisë Haradinaj, ka pritur që Ramushi të dorëheqet vetë, e Ramushi jo që nuk u dorëheq, por, madje, me një kalkulim të jashtëzakonshëm, mposhti zërat për heqjen e taksës ndaj Serbisë!

Tani LDK-ja, duke parë se Ramush Haradinaj po e forcon rolin e tij në Kosovë dhe Kosovën përmes rolit të tij, po ndihet e frikësuar se do të mbetet vetëm opozitë në skenën politike kosovare pas zgjedhjeve dhe si arsye po e kërkon çdo votë kundër Ramushit!

LDK-ja, e fraksioneve të ndryshme nëpër bastione partiake, ka kohë që nuk është parti unike as në qendër e as në degët lokale, as në kokë e as në bisht, për çka ajo ka gjasa të bjerë edhe më poshtë.

Si parti që nuk e sheh veten, LDK-ja është në një moment të keq krize. E, në vend se të kërkojë zbatim të rregullores së punës dhe unifikim partiak, ajo po shitet komode për të kërkuar rrëzimin e qeverisë Haradinaj!

Nëse do të kishte lider partiak të duhur, ai do t’i thoshte partisë se Kryeministri Ramush Haradinaj ka krijuar stabilitet qeveritar, por aty ku ka dështuar nuk është edhe krejt dështimi i tij, por është gjendje e trashëguar…

Më e rëndësishmja është se Ramushi ka krijuar imazhin e një kryeministri që nuk e gënjen popullin dhe që e mbron Kosovën…

Serbia që fliste nëpër disa faza se e di kur hiqet taksa, pas presioneve ndërkombëtare, tani e di me kënd ka punë në Kosovë!

Ramushi e ka devalvuar edhe Federika Mogerinin e Johanes Hanin, që favorizonin Serbinë për ndarjen e Kosovës! /Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË