Organizatat që përfaqësojnë të mbijetuarit gjatë luftës në Kosovë kanë organizuar marsh protestues në mbështetje të këtyre të mbijetuarëve.

Ky marsh protestues është reagim ndaj publikimit të fotografisë së rrejshme të deputetes së PDK’së Flora Brovina si dëshmi që u paraqit në Kuvend për aktet që kanë ndodhur në luftën e fundit në Kosovë.

Në këtë protestë po marrin pjesë ish Presidentja Atifete Jahjaga dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruiari O’Connell dhe kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari.

Me slloganin kryesor “Më trajto dinjitetshëm” ky marsh protestues ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, dhe po vazhdon deri tek sheshi “Ibrahim Rugova” pranë Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

MUND TË JU PËLQEJNË