Përbërësit

500 gr spaghetti

1 qepë

2 thelpinj hudhre

1 lugë gjelle pastë domatesh

3 domate

1 gjethe dafine

1 lugëz rigon

8 file peshku

3 lugë gjelle djath parmezan

kripë dhe piper i zi

1 lugëz sheqer

3 lugë gjelle gjalpë

Udhëzimet

Hapi 1

Vajin ngroheni në një tavë më të madhe, shtoni qepën e hudhrën dhe kaurdisini ngadalë derisa të skuqet qepa.

Hapi 2 

Shtoni domatet e prera, pastën e domates, gjethen e dafinës e rigonin. Përziejini mirë dhe ziejini të gjitha ngadalë për afro 20 minuta ose derisa të fitoni një salcë të trashë.

Hapi 3

Pastaj shtoni filetot e prera të peshkut dhe vazhdojeni zierjen edhe për 2-3 minuta. Më pas shtoni parmezanin, kripën, piperin e sheqerin. Trazojini mirë.

Hapi 4 

Salcën e përgatitur hidheni mbi spaghettit e ziera.

Hapi 5

Ju bëfshin mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË