Muaj më parë, ylli i hip hopit, Skerdi, i dha fund beqarisë, duke u fejuar me gazetaren shqiptare, Vesa Rama.

Dyshja të cilët po shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit, së fundmi kanë dhënë një lajm të gëzuar për publikun.

Reperi shqiptar ka publikuar një fotografi të të dashurës në rrjetet sociale, gjersa tregon se do bëhen prindër.

“Doja që për ty sot, të hiqja çdo gjë nga rrjetet sociale por edhe nga mendja ime sepse ti do më dhurosh diçka shumë të shtrenjtë në jetë. Do më falësh atë që e doja vetëm me ty – një engjëll që mezi pres ta shoh, ta prek dh eta mbaj në duart e mija. Jam shumë i emocionuar sepse dita – ditës mendoj vetëm për engjullin tonë. Ky bekim ka nisur të më ndryshoj jetën që tani dhe jam shumë krenar që ti do jesh nëna e fëmijës tim”, ka shkruar Skerdi krahas imazhit të Vesës.

Nga ana tjetër, reperi po vazhdon të jetë aktiv me projekte e koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË