Mimoza Shkodra emër ky shumë i dashur për ne.

Këngëtare e shumë hiteve, bashkëpunimeve, performancave të veçanta, që e kanë bërë ende më shumë të kërkuar dhe të ndjekur, shkruan Kosovarja.

Aktivizimi i saj në muzikë është shtuar shumë në kohët e fundit, herë pas here sjell diçka të re, duke iu përshtatur gjithmonë kohës dhe shijes së publikut.

Ndonëse jemi në kohën më të nxehtë dhe më të favorshme, Mimozën e sjelli muzika me një bashkëpunim tejet interesant dhe të papritur.

Është fjala për reperin e njohur Skerdin, të cilët kanë sjellur një projekt aktrativ, të dëgjuar e afatgjate.

Sezona e kësaj vere i sjelli artistat me “T’lutem”, e cila me të lansuar ndezi të gjitha skenat dhe zemrat e adhuruesve të tyre.

E, ajo çka e dalloi këtë duet ishin sekuencat e magjishme, ku dyshja kishin zgjedhur që të vijnë më të veçantë dhe më të dalluar, të dy shkëlqenin e sidomos Mimoza, e cila çdo herë e më shumë po rinohet, po zbukurohet e po ekspozohet. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË