Skerdi Ago ka postuar një fotografi të bukur me gruan pas lindjes së saj.

Skerdi Ago dhe Vesa Rama sot u bënë prindër për herë të parë.Çifti mirëpritën djalin, për të cilin këngëtari bëri një dedikim prekës me fjalët më të bukura që mund t’i përzgjedh një prind.

“Sot u mbusha me lot por me lot gezimi, ndjenja me e bukur ne bote, dashuria me e vecante qe kam perjetuar. Nuk paska ndjenje me te bukur kur ne jete te vjen nje engjell qe te ben te harrosh cdo gje per cka ke luftuar dhe cka ke kaluar dhe cdo dashuri sepse dashuria me e madhe eshte ky bukurosh i bukur.

Ndihem krenar qe ne jeten time Zoti me fali nje krah te djatht qe do me doj tamam me zemer te paster dhe do me behet shok jete, do me behet nje hero per shpirtin tim. Vesa je femra qe me bere dhuraten me te shtrenjt, dhuraten me te bukur. Me solle ne jete nje shpirt, nje Skerd te vogel qe ma mbushi shpirtin me nje thesar qe s’do kem nevoj tere jeten te kerkoj gje tjeter me shume – te dua jeta ime, ju dua te dyve me shum se veten.”, kishte shkruar ai në një status të gjatë, ku solli edhe portretin e foshnjës.

Pas kësaj, Skerdi publikoi një fotografi nga spitali ku po i dhuronte gruas lule, ndërsa shkruan “Zemra ime Vesa”.

MUND TË JU PËLQEJNË