Dikur Blero dhe Teuta ishin çifti më i komentuar dhe i dashur për publikun që kur e zyrtarizuan lidhjen e tyre, shkruan “Kosovarja”.

Lidhja e tyre zgjati me vite derisa kurorëzuan atë me martesë, por seç ndodhi shumë shpejt dhe çifti u ndanë papritmas. Ku nga martesa e tyre ata kanë një vajzë të quajtur Tara.

Pas gjithë atyre thashethemeve e të kapluar me paragjykime te shumta Blero dhe Teuta shumë shpejtë e gjetën edhe mesin e kësaj pune, duke u kuptuar si është më së miri.

Teuta u martua prapë me Adonisin me të cilin ka edhe një vajzë, kurse Blero është në prag të martesës së tij me modelen bukuroshe Afronën.

Përkundër gjitha këtyre, Afrona me Tarën kanë raporte të mira me njëra-tjetrën ku kalojnë mjaft kohë së bashku.

Madje, shumëkujt po i duket se Tara po ngjason më shumë me Afronën se sa me Teutën.

Nuk e ka edhe keq, pasi që ta shikosh hollësisht me të vërtetë duken si nënë e bijë./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË