Djathi është i pasur me vitamina si B6, vitamina A dhe fosfori Lajme të mira për gjithë ata që e duan konsumimin e djathit.

Ky ushqim është i mbushur me shumë vitamina të cilat përmirësojnë dhe mirëmbajnë gjendje të mirë shëndetësore për trupin e njeriut. Më poshtë lexoni disa nga veçoritë e djathit: Djathi i bardhë është i pasur me vitaminat më të rëndësishme siç janë B6, vitamina A dhe fosfori. Vitamina B6 ka një funksion thelbësor për metabolizmin dhe formimin e qelizave të reja. Ndërkohë vitamina A falë antioksidantëve që përmban, lufton të gjitha radikalet e lira. Fosfori, i fundit në radhë po jo nga rëndësia, është një mineral që gjendet në secilën qelizë të organizmit tonë.

Ai ndihmon stomakun të ruajë ekuilibrin e aciditetit. Në bashkëveprim me kalciumin ai rigjeneron dhe ndërton qelizat kockore për rritjen dhe jetëgjatësinë e organizmit. Këto vitamina dhe minerale, nëse konsumohen në mëngjes, arrijnë të ruhen në organizëm dhe e kryejnë funskionin e tyre përgjatë gjithë ditës.

 

MUND TË JU PËLQEJNË