Nëse dëshironi një mëngjes me plot shije, kemi zgjidhjen ideale për ju sot: “Pasta me spinaq dhe djath”.

Përbërësit:

500 gr pasta

3 lugë gjelle buter

3 gota djath mocarella

1 lugë e vogël hudhër pluhur

1 gotë e gjysmë qumësht

1 lugë e vogël krip

pak piper i zi

4 gota spinaq

Përgatitja:

Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin, shtoni djathin mocarella të grirë, kripën, piperin, hudhrën pluhur dhe qumështin. Zieni në temperaturë mesatare duke e përzier shpesh.

Pasi sosi të bëhet masë e trashë, shtoni spinaqin, zieni edhe për 5 min. Largoni nga nxehtësia, dhe këtë masë futeni në blender.

Shtoni sosin në pastat e ziera. Përzieni mire, dhe shtoni ende krip dhe piper nëse keni dëshirë

MUND TË JU PËLQEJNË