Nëse nuk e dini çka të përgatitni për drekë, atëherë mund të përgatitnit një tavë më patate, proshutë të tymosur dhe djathë picash.

Përbërësit e nevojshëm:

5 patate të prera në feta

250 gr proshutë

250 gr djathë picash

100 gr djathë parmezano për beshamelin

500 ml qumësht

50 gr gjalpë

4 lugë miell

2 vezë

kripë

piper

Mënyra e përgatitjes:

Në një tenxhere skuqni gjalpin. Ndërkohë shtoni miellin, qumështin, kripën, piperin dhe vezët.

Merrni një tavë dhe e lyeni me pak gjalpë. Shtroni me kujdes masën që sapo e keni përgatitur. Shtroni një fetë me patate. Sipër vendosni një shtresë me djathin e picave. Më pas një tjetër shtresë me proshutën. Sipër i vendosni bashamelin. Përsëriteni këtë proces për rreth dy herë.

Në fund vendosni një shtresë patate, beshamelindhe djathin parmezano.

Vendoseni tavën në furrë përreth 1 orë, në temperaturë 180 gradë. Kjo pjatë shërbehet e ngrohtë dhe zakonisht shoqërohet me verë të kuqe.

MUND TË JU PËLQEJNË