Rivarrimi do të bëhet nga ora 14:00. Republika e Kosovës ka pranuar dje nga shteti i Shqipërisë eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit, të cilët do të rivarrosen sot në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Pranim-dorëzimi i trupave u bë sot në pikën kufitare në Vërmicë nën përkujdesjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Me rastin e rivarrimit të kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit sot nga ora 10:00-12:00 do të mbahen homazhe në Kuvendin e Kosovës.

Akademi përkujtimore mbahet në Teatrin Kombëtar nga ora 12:30 deri në 13:30. Ndërsa rivarrimi bëhet në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë nga ora 14:00.

Ndryshe, kohë më parë Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për kthimin e eshtrave të Qazim Jakupit dhe Ahmet Krasniqit në vendlindje.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË