Ekspertët e gjuhës së trupit besojnë se mënyra e kryqëzimit të duarve tregon shumë për personalitetin tuaj.

Ky konkluzion është arritur në një studim të kryer së fundmi, transmeton lajmi.net.

Gishtin e majtë mbi të djathtin

Nëse mbani duart në këtë pozitë, ka shumë të ngjarë që ju jeni një person praktik. Ju nuk merrni vendime të nxituara. Përpara se të arrini në një përfundim, i peshoni të mirat dhe të këqijat. Juve është e vështirë t’iu mashtrosh.

Gishtërinjtë e puthitur

Ju jeni një person detajist. Jeni perfeksionist dhe prisni të njëjtin nivel të përkushtimit edhe nga të tjerët. Çdoherë dëgjoni mendimin e njerëzve të tjerë dhe përpiqeni të kuptoni këndvështrimin e tyre përpara se të merrni një vendim.

Gishtin e djathtë mbi të majtin

Nëse ky është pozicioni se si e mbani dorën, atëherë ju jeni person tejet emocional. Ju jeni në gjendje të kuptoni se çfarë po ndjen një person edhe kur ata mund të përpiqen të fshehin emocionet e tyre të vërteta.

MUND TË JU PËLQEJNË