Me siguri mendoni se partneri juaj është i mahnitshëm – por, një studim i ri tregon se ne e mendojmë më të mençur se ç’është në të vërtetë personi që e dashurojmë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit faktikisht e vlerësojnë nivelin e inteligjencës së partnerit në bazë të asaj se sa të lumtur janë në lidhje dhe shumica e vlerësojnë partnerin me inteligjencë mbi mesataren.

Ata kanë analizuar 218 çifte heterointime të cilët kanë qenë së bashku për mesatarisht 6 vjet dhe çereku i tyre kanë qenë të martuar.

Inteligjenca e tyre ishte përcaktuar në bazë të testeve adekuate të inteligjencës, por pastaj ata gjithashtu janë pyetur ta komentojnë inteligjencën e tyre dhe të partnerit.

Studimi ka zbuluar se njerëzit vazhdimisht e mbivlerësojnë inteligjencën e partnerit deri në 30 pikë, por gjithashtu e konsiderojnë edhe veten si më pak inteligjent se ç’janë në të vërtetë.

Autorët e këtij studimi kanë thënë se shumica e njerëzve e duan një partner të mençur, por se kemi tendenca ta mbivlerësojmë pak inteligjencën e partnerit.

Përndryshe, ky hulumtim është publikuar në revistën “Intelligence”.

MUND TË JU PËLQEJNË