Korab Shaqiri pas angazhimeve të shumta në muzikë është duke shijuar disa ditë pushimi në Milano të Italisë.

Ai atje është së bashku me bashkëshorten, Lulkaçela Jasharin dhe djalin e vetëm të tyre, Alte, shkruan lajmi net.

Korabi është aktiv edhe në rrjete sociale i cili publikon imazhe dhe video të llojllojshme. E fundit foto që tërheq vëmendje është kur shfaqet pranë gruas, një imazh artistik siç nuk e kemi parë asnjëherë.

Mbase kjo mund të jetë fotografia më e bukur familjare e Korabit me familje?. Duhet theksuar se Shaqiri këtë verë ka sjell projektin “Jeto”, që u prit tejet mirë nga publiku. Nga ana tjetër ai ka qenë aktiv edhe në koncerte dhe ahengje të ndryshme.

MUND TË JU PËLQEJNË