Korab Shaqiri është ndër ata zëra që nuk bëhen kurrë bajat. Është prej atyre emrave që ka punuar e investuar shumë në veten e tij kryesisht në aspektin profesional, shkruan “Kosovarja”.

Siç u ndodh të gjithë artistëve tjerë edhe Korab Shaqiri jo rrallë herë hynë në rubrikën e thashethemeve, ku është përfolur shpesh për lidhjen jo të qendrushme me bashkëshorten e tij Lulkaçelen.

Ani pse gjitha këto i mori era, e çifti vazhduan lidhjen dhe jetën e tyre bashkëshortore si është më së miri.

Korabi dhe Lulkaçelja kanë një lidhje të gjatë. Ata janë njoftuar në moshë të re dhe në kohën e duhur e kanë kurorëzuar dashurinë me martesë, nga kjo martesë ka ardh në jetë edhe djali i tyre.

E sot këngëtari për nder të ditëlindjes së bashkëshortes së tij ka disa fjalë për t’ia thënë.

“Numëroje jetën tënde me buzëqeshje, jo me akrepa. Numëroje moshën tënde me miq dhe jo me vite. Gëzuar ditëlindjen! Shpresoj që të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e ditëlindjes të realizohen zemër. Një dëshirë për ty në ditëlindjen tënde, çfarëdo që kërkon, mund ta marrësh, mund të gjesh, çfarëdo që dëshiron do të përmbushet në ditëlindjen tënde dhe gjithmonë sepse shpirti yt i bukur e meriton. Një vit tjetër i aventurës të pret. Mirësevjen ky vit duke festuar ditëlindjen tënde me punë dhe shkëlqim. Gëzimi që ke përhapur në të kaluarën në zemrën time dhe Alteut të vogël, le të kthehet tek ti në këtë ditë. Jeta jote do të tërheqë shpejtësinë në stratosferë. Ngjite rripin e sigurimit dhe sigurohu që ta shijosh udhëtimin. Gëzuar ditëlindjen Lulka ime “.

Vallë ku i gjeti gjithë këto fjalë të bukura këngëtari?

Padyshim që këto fjalë e vepra e kanë lumturuar tej mase Lulkën e tij./Kosovarja/.

View this post on Instagram

Numëroje jetën tënde me buzëqeshje, jo me akrepa. Numëroje moshën tënde me miq dhe jo me vite. Gëzuar ditëlindjen! Shpresoj që të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e ditëlindjes të realizohen zemër. Një dëshirë për ty në ditëlindjen tënde, çfarëdo që kërkon, mund ta marrësh, mund të gjesh, çfarëdo që dëshiron do të përmbushet në ditëlindjen tënde dhe gjithmonë sepse shpirti yt i bukur e meriton. Një vit tjetër i aventurës të pret. Mirësevjen ky vit duke festuar ditëlindjen tënde me punë dhe shkëlqim. Gëzimi që ke përhapur në të kaluarën në zemrën time dhe Alteut të vogël, le të kthehet tek ti në këtë ditë. Jeta jote do të tërheqë shpejtësinë në stratosferë. Ngjite rripin e sigurimit dhe sigurohu që ta shijosh udhëtimin. Gëzuar ditëlindjen Lulka ime ❤

A post shared by Dr.sc. Korab Shaqiri D.M.A. (@korabshaqiri) on

MUND TË JU PËLQEJNË