Ka zë të veçantë, bën muzikë të mirë dhe është artist i kultivuar. Korab Shaqiri nuk kishte nga të dilte. Ai, është rritur me tingujt e muzikës dhe dashurinë e madhe për artin, notat dhe të mirëfillten.

Korab Shaqiri, i biri i këngëtarit Ilir Shaqiri është dëshmuar si artist me vlera. Është i kohës, e duan të rinjët, por ai ka vendosur të bëjë vetëm art të pastër, të atillë që e nderon muzikën shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Korabi, ndonëse prej fëmijërisë është bashkë me familjen në Prishtinë, me prejardhje është nga Drenica. Ku më mirë sipas tij?

“Çdokund në Kosovë është mirë. Në Drenicë kam familjen time, familjen e babit, axhallarët e mi, të cilët shkoj i vizitoj çdo javë. Por, kuptohet që pjesën më të madhe të kohës e kaloj në Prishtinë, pasiqë këtu e kam shoqërinë, rrethin tim, punën time dhe arsyet për të qëndruar në kryeqytet”, ka thënë për “Kosovaren” këngëtari ynë i mirënjohur.

MUND TË JU PËLQEJNË