Këngëtari dhe kompozitori i njohur, Korab Shaqiri, djali i të njohurit Ilir Shaqiri ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës për kompozim.

Ka qenë vet ai i cili e ka pranuar publikisht këtë lajm në profilin e tij në Instagram, ku dhe ka falemnderuar të gjithë ata që e përkrahën.

“Sot në Universitetin “Shën Kirili & Metodij” në Shkup, u zhvillua ceremonia e përurimit të doktorëve të rinj të shkencave. Falënderoj Zotin që më dha shëndetin, familjen time që më qëndroi pranë në çdo moment, Lulka Jasharin, mentorin tim të nderuar Akademik Stojan Stojkov si dhe bashkpuntorët e mi. Dr. Korab Shaqiri – kompozim”, ka shkruar ai krahas fotografive ku shihet së bashku me gruan, prindërit dhe shihet gjatë ceremonisë që ndarjes së diplomave të doktoratës.

MUND TË JU PËLQEJNË