“Mos ma lësho dorën” ka filluar xhirimet në vitin 2018

Që nga muaji mars seriali “Mos ma lësho dorën”, është duke u transmetuar edhe në Kosovë.

Rrëfim i veçantë, kryeprotagonistë me karaktere të paharrueshme kanë bërë që publiku të ketë interes të madh dhe ta shikoj atë episode mas episodi.

Në Turqi ky serial ka filluar në vitin 2018 dhe deri tani ka shumë aktorë që janë larguar nga ky serial, por, vendin e tyre shumë shpejt e zëvendësuan aktorë tjerë, të cilët u pëlqyen shumë nga shikuesit.

Por, çdo gjë që ka fillimin ka edhe mbarimin, “Mos ma lësho dorën” këtë javë do t’i përfundojë xhirimet e fundit, pra seriali shumë i shikuar së shpejti do të përfundojë edhe në Kosovës. Lajmi për përfundimin e serialit është bërë i ditur nga njëra prej aktoreve kryesore të serialit Seray Gozler e cila luan rolin e “Ferides”.

“Udhëtimi ynë me “Mos ma lësho dorën” ka mbaruar … për t’u takuar në udhëtime të tjera …”, ka shkruar aktorja në Instagram.

Përkundër sfidave të shumta që i ka përjetuar familja Çelen gjatë serialit duket se në fund do gjejnë qetësi dhe lumturi. “Mos ma lësho dorën” është duke u transmetuar nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00./21

 

MUND TË JU PËLQEJNË