Prisni një vit të mrekullueshëm, në të cilin do të arrini të merrni gjithçka që dëshironi…

Buzëqeshni Shigjetarë të dashur sepse horoskopi i vitit 2020 ju premton të reja interesante dhe raste që s’duhen humbur. Ju takon ju të kuptoni çfarë duhet të kapni dhe çfarë duhet të lini mënjanë. Punë të mbarë!

Më në fund do të arrini ta keni kokën në vend dhe do të keni pranë këshillat e njerëzve që ju duan shumë. Por prisni gjithashtu shumë emocione pozitive, gati për t’ju rrahur zemra përsëri!

Horoskopi i Shigjetarit për vitin 2020
Viti që po vjen ju kërkon vetëm diçka: t’i thoni lamtumirë vetmisë. Mjafton të mendoni për vetveten, kështu do t’u përkushtoheni edhe të tjerëve. Dhe për të bërë këtë mund të mbështeteni në ndihmën e Jupiterit, i cili në vitin 2020 do t’ju japë mbështetjen e nevojshme.

Dashuria
Beqarët e dinë që tani se në vitin 2020 do të kenë më në fund mundësinë të gjejnë dashurinë e vërtetë që e prisnin prej kaq kohësh.

Por kujdes, mos u pushtoni nga xhelozia dhe krenaria, dy elemente që janë të pamundura të dozohen.

Nga pikëpamja emocionale, mund të shkojë pak më mirë për ata që janë në një lidhje të qëndrueshme. Në vitin 2002, partneri mund të ketë ndonjë pasiguri të vogël.

Këto pasiguri do ta bëjë atë t’ju kërkojë një demonstrim më të fortë dashurie. Në plan afatgjatë, kjo mund t’ju bëjë nervozë: nga këtu mund të arrihet thjesht në një tension në çift.

Puna
Puna juaj po shkon shumë mirë dhe aktualisht duhet të evitoni kërkimin e ndonjë pune tjetër. Në vitin 2020 do të ndjeni dëshirën të jeni pak më të lirë. Por duhet të kujtoni fjalët që ju thamë më sipër: duhet ta keni mendjen në vend!

Diçka nuk po funksionon dhe ju takon juve ta përpiqeni të kuptoni se në cilin mjedis profesional duhet të drejtoheni.

Shëndeti
Lajme të mira nga pikëpamja shëndetësore, por duhet të keni kujdes me lodhjen. Shmangni lëvizjet e shpeshta dhe pushoni kur trupi juaj kërkon pushim.

Stresi, herët ose vonë do të sjellë pasojat e tij dhe duhet ta dini tashmë.

MUND TË JU PËLQEJNË