Aktualisht në Kosovë është duke u transmetuar njëri prej serialeve më të shikuara në Turqi, “Mos ma lësho dorën”. Kurse, në Turqi të dielën ka filluar sezoni i dytë i këtij seriali.

Në sezonin e dytë jeta e personazheve do marrë kahje tjetër, ata do perballen me ndarje e vuajtje gjatë tërë kohës.

Shumë intriga do të thuren e do të hyjnë personazhe të reja gjatë këtij sezoni, i cili do të jetë mjaft emocionues dhe me shumë sfida të reja për personazhet kryesore.

Në vazhdim të serialit ajo e cila do të përballet me humbjen më të madhe është ”Azra” pasi që asaj do t’i vdes personi me i afërt vëllai, të cilin e njihni të gjithë me emrin ”Merti”, shkruan rtv21.

“Merti” e humb jetën në një aksident, në të cilin përfshihet bashkë me ”Xhenkun” dhe “Melisin”. Pas gjithë këtyre vuajtjeve ”Azra” do hyjë edhe në qeli …. Me shumë detaje do ti shihni gjatë transmetimit.

Seriali për shikuesit kosovar transmetohet nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00.

 

MUND TË JU PËLQEJNË