Seriali shumë i shikuar “Mos ma lësho dorën” javën e kaluar ka përfunduar xhirimet e fundit.

Pjesë e serialit ishin emra të njohur të kinematografisë turke si: Seray Gozler, Ebru Aykaç, Alina Boz, Alp Navruz, Emre Bey e shumë të tjerë.

Në faqen zyrtare të serialit pas përfundimit të xhirimeve, aktorët përmes një fotografie të realizuar së bashku i kanë falënderuar të gjithë shikuesit e tyre.

Episodat e fundit të serialit do të ndodhin ngjarje të ndryshme, “Sumru” do të përfundoj në burg, “Barëshi” do vdes dhe “Tanemi” do jetojë me familjen “Celen”, shkruan rtv21.

Ngjarjen të cilën të gjithë po e presin me padurim është ajo gjendja shëndetësore e “Azrës”. Duke e pasur çdo kohë afër vetës “Xhenkun” dhe familjen ajo arrin që të shërohet dhe të jetë e lumtur afër “Xhenkut”.

Rrëfim i veçantë, kryeprotagonistë me karaktere të paharrueshme kanë bërë që publiku të ketë interes të madh dhe ta shikojë serailin që nga muaji mars.

Seriali i transmetuar në ekranin RTV21 së shpejti do të përfundojë edhe në Kosovë. Në Turqi ky serial ka filluar në vitin 2018 dhe deri tani ka shumë aktorë që janë larguar nga ky serial, por, vendin e tyre shumë shpejt e zëvendësuan aktorë tjerë, të cilët u pëlqyen shumë nga shikuesit.

MUND TË JU PËLQEJNË