Një sëmundje e pashërueshme lëkure ia ka vështirësuar jetesën 7-vjeçares Rajeshwari nga Chhattisgarh, India. “Të jetosh ferrin për së gjalli”, shkruan ndër të tjera në një artikull, Daily Mail.

Gjendja në fjalë, e njohur si ikitozë (ichthyosis) e bën lëkurën e saj të duket porsi një gur. Luspat e ngurta janë shtrirë në një sipërfaqe dërrmuese të trupit të Rajeshwari-t, duke mbuluar krahët, këmbët dhe pjesën më të madhe të shpinës, çka i shkakton dhimbje të miturës teksa ajo ecën apo ulet.

Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, mungesa e infrastrukturës e detyron vogëlushen te ecë në këmbë për të marrë një ndihmë mjekësore.

Përgjithëssiht ikthyoza zakonisht nuk shfaq rrezikshmëri për jetën, por ende në ditët e sotme mungon mjekimi i duhur specifik për kurimin e saj.

MUND TË JU PËLQEJNË