Në veri të Norvegjisë gjendet arkipelagi panoramik Lofoten, që është një ambient i egër dhe i izoluar.

Byroja e famshme arkitektonike “Stinessen Arkitektur”, ka projektuar dhe ndërtuar shtëpinë unike për pushime, të quajtur Efjord.

E vendosur në ishullin e vogël, shtëpia shtrihet në rrafshinën natyrore, e cila ofron pamje magjepsëse në të gjitha anët nga çdo hapësirë e shtëpisë, transmeton Indeksonline.

Duke shfrytëzuar pjerrtësinë e tokës, arkitekti e ka ndarë sipërfaqen prej 200 metrash katrore në dy pjesë të pabarabarta: në objektin më të madh gjenden dhoma e gjumit dhe sauna, të vendosura në dy nivele, ndërkaq në objektin më të vogël është vendosur zona e madhe ditore, e cila gjendet disa shkallë më poshtë në raport me pjesën private të shtëpisë.

E disenjuar për tubime familjare, dhomën e ditës me trapezarinë e bëjnë hapësirë të planit të hapur, të liruar nga të gjitha kolonat dhe ndarjet të cilat do të mund të pengonin pamjen.

Dritaret nga xhami trekëndor rrethojnë këtë hapësirë të kthyer drejt majave të thepisura malore të cilat bëjnë pjesë ndër më të vështirat për alpinizëm në gjithë Norvegjinë. Hapësirën për shoqërim të mobiluar me mobilie moderne e karakterizon kombinimi i lëkurës dhe gëzofit. Shumë sipërfaqe të brendësisë së shtëpisë janë veshur me dru mështekne, e cila ofron kontrast interesant me pllakat e granitit dhe me gurët.

MUND TË JU PËLQEJNË